Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Sot mbahet Auto-Show i “Maraklive”

Sot me fillim prej orës 17:00 do të mbahet Auto-Show i organizuar nga grupi i madh i Facebookut, “Marakli t’Kerreve”.

Panairi mbahet në sallën e panaireve në Shkabaj, ndërsa para mysafirëve do të shfaqen automobila të modifikuar, të veçantë e ekskluzivë. Organizatorët kanë thënë se nuk do të mungojë as “tymi” e as punimet live para vizitorëve.

“Marakli t’Kerreve!” numëron mbi 72 mijë anëtarë të apasionuar pas veturave.