Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Sondazhi nxjerr “vozitësit më të këqij” në Evropë

Një sondazh i ri ka zbuluar se 79% e evropianëve kanë një mendim negativ për shoferët e tjerë - ndërsa, 97% e tyre krenohen me drejtimin e tyre të shkëlqyer, shkruan CNN të premten.

Sondazhi i 12,400 evropianëve në mars të vitit 2022 u krye nga Vinci Autoroutes e Francës, e cila menaxhon autostradat franceze. Sondazhi u krye nga kompania e sondazheve Ipsos, e cila pyeti të paktën 1,000 njerëz në secilin prej 11 vendeve për zakonet e tyre të drejtimit dhe ato të shoferëve të tjerë, brenda dhe jashtë vendit.

Rreth 42% e polakëve thanë se ngasja ka të bëjë me "çdo njeri për vete" (krahasuar me vetëm 7% të spanjollëve), ndërsa një e katërta e britanikëve pretenduan se nuk ishin të njëjtit persona pas timonit si përpara tij.

Vetëm 16% e shoferëve italianë thanë se shokët e tyre italianë ishin të sjellshëm, ndërsa 14% e shoferëve francezë mendojnë se shoferët francezë janë të stresuar.

Britanikët dukeshin më të vetëkënaqur, duke llogaritur se vetëm 68% e shoferëve të tjerë i kushtonin vëmendje vozitjes, dhe më pak se gjysma ishin të qetë dhe të sjellshëm.

Megjithatë, kur erdhi puna për të gjykuar kombet e tjera, gjërat dukeshin pak më ndryshe. Gjermanët, të njohur për “autobanët” e tyre të shpejtë, vendosën që vetëm 30% e shoferëve të vendeve të tjera ishin agresivë dhe akoma më pak të papërgjegjshëm.

Më pak gjykues ishin spanjollët dhe britanikët, 70% e të cilëve kishin diçka negative për të thënë për miqtë e tyre në Evropën kontinentale.

Edhe Të rinjtë evropianë humbin besimin në demokraci Botë Të rinjtë evropianë humbin besimin në demokraci

Grekët ishin më kritikët ndaj zakoneve të vozitjes së kombeve të tjera, me 91% të tyre duke përdorur përshkrime negative të moshatarëve të tyre. Ata gjithashtu dolën në krye për "sjellje jocivile" të vetë-raportuara në makinat e tyre, me rreth gjysma që raportuan sharje, bono, ose parakalim në anën e gabuar të rrugës

Greqia kryesoi gjithashtu përqindjen e shoferëve që përdorin telefonat e tyre gjatë vozitjes, me 77% që pranojnë se bëjnë telefonata dhe 83% raportojnë se përdorin telefonin e tyre të mençur në timon. Spanja është në fund të kësaj tabele, me 62% që përdorin telefonat inteligjentë gjatë vozitjes.

Greqia shënoi gjithashtu pikën më të lartë në drejtimin e rrezikshëm, me rreth një e treta e shoferëve që pranuan sjellje si shpejtësia, lëvizja gjatë dritës së kuqe të semaforit, mos ngadalësimi i shpejtësisë për punimet në rrugë dhe mosmbajtja e një distancë të sigurt midis makinave.