Prodhuesi i veturave nga Republika Çeke, Skoda ka njoftuar se deri tani në fabrikën Kvasina në këtë shtet ka prodhuar 250 mijë njësi të modelit SUV, Kodiaq.
Për të arritur këtë rezultat. Skoda’s iu deshën 23 muaj, ndërsa vetëm gjatë tetë muajve të këtij viti, 100 mijë Kodiaq janë shpërndarë në të gjithë botën, transmeton koha.net.
Skoda Kodiaq i 250 mijti do të jetë një version Sportline me ngjyra çeliku e të gjelbër metalike e që është i destinuar për t’u shitur në Francë.