Sipas informatave të fundit, ditët për modelin R8 të Audit janë të numëruara dhe tashmë në listën e shuarjes është edhe pasardhësi i këtij modeli – R8 E-Tron.
Kështu, modelet sportive me motor atmosferik, sipas të gjitha gjasave, nuk do ta përjetojnë gjeneratën e tyre të tretë, transmeton Koha.net. Arsyeja kryesore është pritja e keqe nga klientët, gjë që është e dukshme duke u bazuar në rezultatet e prodhimit jashtëzakonisht të dobëta.
Modeli i fundit i cili do të prodhohet është planifikuar për vitin 2020, kur do të shfaqet gjenerata e re e Lamborghini Huracan.
Është anuluar edhe modeli i cili është zhvilluar nën emrin kodues Scorpion. Ky model pritej të jetë një super-veturë.
{gallery}