Auto

Sensacionet me gjashtë rrota

Ngasja e automobilit në katër rrotë është e këndshme, por disenjatorët kanë menduar të prodhonin edhe diçka tjetër të jashtëzakonshme – automobilin me gjashtë rrotë.

Pavarësisht formës apo funksionit të një automobili të tillë, ata kanë tërhequr vëmendjen kur janë prezantuar. “Autocar” ka përzgjedhur opsionet më të mira të automobilave me tri akse të së kaluarës dhe së tashmes.

“Panther 6”

“Ekstravagant” është fjala që e përshkruan më së miri modelin “Panther 6”. Gjithçka rreth këtij automobili ishte e jashtëzakonshme, me përjashtim të numrit të prodhimit, pasi u kompletuan vetëm dy edhe pse pati 15 porosi në vitin 1977 gjatë lansimit. Ky përlindësh pati motor “Cadillac” 8.2-litërsh V8. Fuqia lidhej me aksin e fundit me 600 kuajfuqi. Çmimi i tij ishte rreth 40 mijë funte... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)