Pas modelit sportiv F-Type Coupe, kompania britanike Lister Cars paralajmëron se në duart e saj do të kalojë edhe SUV-i i Jaguarit F-Pace.
Kujtojmë se F-Type i modifikuar quhet Lister Thunder, ndërsa F-Pace i modifikuar do të quhet Lister Lightning, transmeton Koha.net.
Tani për tani nuk janë zbuluar shumë detaje, por duket se Lister Cars përveç publikimit të një fotografie si paralajmërim, ka njoftuar edhe se Lister Lightning do të ketë motor 5.0-litër V8 me kompresor e me kapacitet prej 670 kuajfuqi.
Gjithashtu, thuhet se Lister Cars këtë model do ta ofrojë në një seri prej 250 njësish, duke theksuar se SUV-i i saj do të jetë më i shpejti në botë.