Toyota vendosi të anulojë brendin Auris për modelet e saj kompakte në tregun evropian më 2019-ën, dhe gjenerata e re e kësaj veture, e cila u prezantua në këtë vit në Gjenevë, përsëri quhet Corolla.
Gjenerata e re Toyota Hatchbacks C, si Sedan dhe karavan, do të quhet globalisht Corolla si automjeti që është modeli më i shitur në historinë e Toyotës, transmeton ksp. Në fillim të 2019-ës, Auris do të zëvendësohet nga një gjeneratë e re e modeleve Corolla.
Futja e emrit të ri përputhet me miratimin e një platforme të re të përbashkët, Toyota Global Mechanical (TNGA), e cila do të zëvendësojë tre platformat aktualisht në përdorim.
Corolla Touring Sports karavan do të paraqitet në panairin në Paris në tetor, së bashku me një hatchback në një version hibrid.
Përndryshe, Corolla konsiderohet modeli më i shitur i veturave në botë. Që nga fillimi i prodhimit në vitin 1966, 45 milionë prej këtyre automjeteve janë shitur në mbarë botën.
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit
-
Toyota tërheq mbi gjysmë milioni automjete nga tregu
-
Volkswageni ia merr primatin Teslas për shitjet e veturave elektrike në Evropë
-
Markat më të vlefshme të veturave në botë, Toyota në vend të parë
-
Për herë të parë, Skoda bëhet marka e tretë më e shitur e veturave në Evropë