Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Renaulti parashikon rritje rekorde

Kompania e njohur e automobilave, Renaulti, pret që sivjet të ketë fitim rekord me modelet e reja.

Gjiganti evropian ka parashikuar që të ketë përfitime në margjinë prej mbi 6 për qind më 2023, në krahasim me 5.6 për qind që ishte vitin e shkuar, ka thënë kompania të enjten. Më 2022, të hyrat e grupit u rritën për 11 për qind duke arritur në total prej 41.7 miliardë eurosh.

Autoprodhuesi është duke dalë nga një 12-mujor i turbullt pas tërheqjes nga Rusia dhe telasheve me aleancën me Nissanin.

Në kohën kur telashet me çipa po largohen, Renaulti vazhdon të ketë probleme logjistike pas dobësimit të tregut evropian.

Rritjen kompania synon ta arrijë nëpërmjet modeleve të reja Megane e-tech, Arkana dhe Dacia Jogger me çmime të reja e më të larta.

Artikuj të ngjashëm