Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Renaulti bën revolucion në Clion e ri

Renaulti është duke synuar që të ketë njërin prej veturave më të avancuara me lansimin e gjeneratës së pestë të modelit Clio kah fundi i vitit 2018.

Me fuqi të elektrifikuar dhe funksion të vozitjes autonome, Clio do të jetë modeli kryesor i Renaultit në panairin e veturave që mbahet në Paris gjatë muajit shtator.

Image

Tregu i modeleve “supermini” është bombarduar me modelet më të reja gjatë 18 muajve të fundit. Prezantimet e modeleve të reja janë bërë me Fort Fiesta, Volkswagen Polo dhe Citroen C3. Clio aktual ishte modeli më i vjetër në këtë treg të “supermini”

Derisa Clio i ri do të përqendrohet në teknologjinë në motor dhe në dizajnin e kabinës, dizajnuesit e këtij modeli janë duke e shfrytëzuar mundësinë që t’i japin një pamje të re modelit.

Modeli i ri është frymëzuar nga koncepti i veturës Renault Symbioz dhe pritet që dritat t’i ketë në formë të shkronjës C.

Edhe Zbulohen pamjet e para të Golf 9 Auto 4 muaj më parë Zbulohen pamjet e para të Golf 9
Image

Ndryshime të mëdha pritet të bëhen brenda kabinës, që do të ketë një ekran më të madh, i cili do të dominojë “maskën”. Ekrani do të ketë mundësinë që të lidhet me telefona të mençur dhe do të ketë disa aplikacione.

Image

Clio i ri do të jetë i bazuar në versionin e përditësuar të platformës CMF-B, të cilin e posedon Nissan Micra. Me këtë platformë Clio do të ketë një motor 1.3 litra “turbocharged” dhe me version tre-cilindra 0.9 litra turbo.