Land Rover ka prezantuar një varg të përditësimeve për modelin Velar 2018, me motorin e ri me gjashtë cilindra 3.0 litërsh me naftë së bashku me sistemin e asistimit në vozitje e tipare të sigurisë.
Blerësit tani mund ta marrin Velarin e ri me motor 3.0 litërsh V6 me naftë, i cili prodhon 271 kuajfuqi, i quajtur D275, transmeton koha.net.
Derisa të gjitha modelet me benzinë e naftë janë përditësuar me filtra të ri, a modelet P250 e P300 me benzinë përfitojnë një rezervuar të ri që zë 83 litra.
Velar i ri D275 ka dalë në shitje që tani, dhe mund të blihet me çmim fillestar prej 56 mijë euro.
Artikuj të ngjashëm