Kompania e gjermane T.Fotiadis Design është e njohur për dizajnimin e jahteve, por projekti i saj më i ri është ky Pick-up Range Rover 6x6 i quajtur SLT (Superyacht Land Tender).
Ky model është i frymëzuar nga jahtet luksoze, ndërsa është i bazuar të Mercedes-AMG G63 6x6, transmeton Koha.net. Megjithatë, paralajmërohet se do të ketë edhe interierin luksoz, duke përfshirë lëkurë, dru, porcelan, kristale, ulëset Foglizzo, Wi-Fi, ekran LCD, etj.
T.Fotiadis Design SLT, para se gjithash, do të përdoret për transportimin e pronarëve të jahteve dhe gostimin e tyre deri në hotel, aeroport apo vila.
Gjithashtu, thuhet se SLT është i gjatë 6.2 metra, i gjerë 2.1 metra dhe i lartë 1.8 metra, ndërsa rrotat e tij janë 20-inç.
T.Fotiadis Design paralajmëron edhe paketën e re për aerodinamikën, si dhe se në dispozicion do të jenë tre motorë – benzinë 5.0-litër V8, dizel 4.4-litër V8 dhe plug-in hibrid me 2.0-litër.
Edhe
Super Range Rover 6×6 që do të prezantohet me jahte
SLT do të promovohet në shtator të këtij viti në panairin e jahteve “Monaco Yacht Show 2018”, në Monako, ndërsa çmimi i tij ende nuk është zbuluar.
{gallery}