Land Rover është duke përgatitur gjeneratën e dytë të Range Rover Evoque, i cili është spiunuar gjatë testimit në borë para debutimit zyrtar, më 2019-ën.
Land Rover Range Rover Evoque është kapur nga kamerat duke u testuar në SHBA derisa ishte pak i kamufluar, transmeton koha.net.
Ai jo vetëm jashtë, por edhe brenda është fotografuar, ku është zbuluar interieri me teknologji të inspiruar në Velarin e ri.
Imazhet e fundit tregojnë se inxhinierët e dizajnerët kanë ruajtur pjesën e ‘lëmuar’ të formës së veturës ekzistuese, me të cilën kanë arritur të shesin mbi 600 mijë njësi deri më tani.