Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

PSA Groupe bëhet me fabrikë në Malajzi

Grupi francez PSA (i cili përbëhet nga brendet Peugeot, Citroen, Opel, DS Automobiles dhe Vauxhall) ka blerë pjesën më të madhe të aksioneve në fabrikën e Malajzisë me të cilën menaxhon grupi lokal Naza.

PSA synon me këtë hap të shtojë praninë e saj në Azinë Juglindore, lajmëruan të dy kompanitë, transmeton KosovaPress.

PSA ka vite që bashkëpunon me Naza, në fabrikën në vendin Gurun në veri të vendit, ku prodhohen disa modele të grupit francez për shitje në rajon.

Nuk është bërë e ditur shuma e marrëveshjes, e cila sot u nënshkrua në Kuala Lumpur, në ngjarjen ku mori pjesë edhe kryeministri i Malajzisë Nadjib Razak. PSA Groupe nuk njoftoi për pjesën e saktë të aksioneve, por tha se bëhet fjalë për më shumë se 50 për qind.

Azia Juglindore është një rajon që përbëhet nga dhjetë vende me më shumë se 600 milionë banorë, ku po rritet fuqia e klasës së mesme dhe prodhuesit e makinave botërore po shtyjnë të rrisin praninë e tyre në treg.

Artikuj të ngjashëm