Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kinezët prezantojnë një veturë të “nivelit tjetër”

BeyonCa, një kompani e sapothemeluar në Kinë nga ish-zyrtarë të lartë të Volkswagenit, planifikon që të rivalizojë prodhuesit e famshëm, Audi dhe BMW, nga viti i ardhshëm me veturën e re elektrike, GT Opus 1, që ofron edhe veçori si monitorimi i shëndetit.

E udhëhequr nga shefi i Renaultit në Kinë, Soh Weiming, dhe përkrahur nga Renaulti dhe Dongfeng Motor, BeyonCa planifikon ta shpalosë veturën e parë të prodhuar në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa shitjet do të nisin më 2024, sipas kompanisë.

Kjo kompani ka shpalosur konceptin e ri në fundjavë. Përmban sensorë që mund të monitorojnë presionin e gjakut të shoferit, alarmojnë doktorët e punësuar nga BeyonCa në rast emergjence dhe të marrin vetë nën kontroll drejtimin e veturës për ta ndihmuar të parkohet.

Soh, shefi i kompanisë dyvjeçare, ka thënë se synon që të futet në tregun e veturave të nivelit më të lartë, ku do të garojnë me modele si Audi A8L, BMW 7 Series dhe Mercedes-Benz S-Class.

“Duhet të përballemi me ta”, ka thënë Soh, duke iu referuar tri brendeve gjermane. “Me mjekësinë dhe të gjitha tjerat që ne i bëjmë, duhet të kemi një shans”.

BeyonCa do të nisë prodhimin në Kinë, por planifikon ta ndërtojë një fabrikë për pesë vjetët e ardhshëm për të shërbyer në tregjet që përfshijnë Lindjen e Mesme dhe Evropën. Kompania ka thënë se synon që t’i shesë 100 mijë vetura elektrike në vit, deri më 2025.

Edhe Bëhuni gati, Audi po sjell veturë elektrike të përballueshme në vitin 2026 Auto Bëhuni gati, Audi po sjell veturë elektrike të përballueshme në vitin 2026

Soh ka thënë se deri në kohën kur të lansohet vetura, gjenerata e tretë e veturave elektrike do të mund të mbushet më shpejtë e të ketë kapacitet për distancë më të madhe.

BeyonCa ka zyrat kryesore në Pekin e qendrën e dizajnit në Munih. Po ashtu ka një qendër të zhvillimit të inteligjencës artificiale në Singapor.