Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Prezantohet Citroen Berlingo i ri me dizajn e teknologji të freskuar

Citroen ka publikuar fotografitë e para dhe detajet e modelit të saj krejtësisht të ri, Berlingo para debutimit zyrtar që do të bëhet në panairin e veturave në Gjenevë.

Citroen Berlingo ka një platformë të re, motorë e një numër të madh të tipareve teknologjike si dhe një dizajn të jashtëm komplet të ri, transmeton koha.net.

Për ta bërë edhe Berlingon pjesë të rangut të saj të veturave me pasagjerë nga një pikup, Citroen ka prezantuar një dizajn komplet të ri, të ngjashëm me C3 Aircross SUV.

Interieri i tij është ndërruar komplet, ku i janë vënë elemente të huazuara nga modelet më të reja të Citroenit.

Citroen Berlingo ofrohet me 2 motorë për t’u zgjedhur, njërin 1.2 litërsh Puretech turbo me benzinë që prodhon 108 kuaj fuqi, si dhe ai 1.5 litërsh me naftë, njëri që prodhon 74 kuaj fuqi, tjetri 99 kuaj fuqi si dhe ai me 128 kuaj fuqi.

{gallery}