Gjenerata e dytë e superveturës Audi R8 është duke u përgatitur për t’u prodhuar me një pamje të re e shumë më shumë fuqi për vitin 2019.
Audi R8 do të fillojë të shitet gjatë fillimit të vitit të ardhshëm, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ofrohet me tre motorë të ndryshëm e tri versione të ndryshme të eksterierit për t’u zgjedhur nga blerësit.
Mekanikisht, Audi premton disa ndryshime shumë të mëdha.
R8 tani ofrohet me motorin 5.2 litërsh V10 i cili me modelin standard prodhon 533 kuajfuqi ndërsa ai më i fuqishëm ka 562 kuajfuqi.
Nga 0 në 100 kilometra në orë R8 Coupe e arrin për 3.4 sekonda ndërsa versioni kabriolet Spyder për 3.5 sekonda, atë maksimale deri 321 kilometra në orë.
Versioni më i fuqishëm i tij mbetet ai R8 V10 Performance i cili tani ka 612 kuajfuqi e edhe pse shpejtësia maksimale mbetet e njëjtë sikurse modelet tjera, shpejtësinë nga 0 në 100 km/h për 0.1 sekonda më shpejtë.
Një rritje e çmimit prej 128 mijë eurove pritet të ndodhë me daljen në shitje të Audi R8 të ri.
{gallery}