Arabët e pasur kanë shfaqur veturat e tyre luksoze me vlera milionëshe në parkingun e veturave të një hoteli të famshëm në Londër.
Super të pasurit kanë nën pronësi Lamborghini, Ferrari e Rolls Royce, të cilat janë të rreshtuara para hotelit “The Dorchester Hotel”, derisa kalojnë pushime në Britani, raporton The Sun.
Sezoni i super veturave në Britani ka filluar në fillim të këtij muaji, ku mijëra funte shpenzohen për të sjellë këto vetura nga Lindja e Mesme, transmeton koha.net.
Ata kanë pushtuar rrugët e Londrës me super veturat e tyre të bëra me porosi, nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Katari e Kuvajti.
Shumë nga këto vetura nuk kanë gjetur vend në parkingun dhe janë gjobitur në mas të madhe për parkim ilegal.
{gallery}
-
Superveturat e braktisura në Dubai, në një nga “varrezat” më të mëdha në botë
-
Milano po ia merr Dubait “statusin” si shtëpia e super të pasurve
-
Vetura luksoze e ushqim pa limit: Sirianët e shohin nga afër si jetonte familja e Assadit
-
Policia e Turqisë pasurohet me supervetura milionëshe
-
Zbulohen kërkesat superluksoze të Neymarit për transferimin në Arabi