Në fund të vitit 2017, mbi 3 milionë vetura elektrike dhe plug-in hibrid ishin në rrugë nëpër botë, tha në raportin e saj vjetor Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).
Kjo është një rritje prej 54 për qind krahasuar me vitin 2016, kur në botë kishte rreth 2 milionë automjete, bateritë e të cilëve mund të rimbushen në burimet e jashtme të energjisë nëpërmjet një kablloje, transmeton kp.
Për një rritje të tillë të madhe globale, ndikim ka pasur Kina, ku janë shitur 580,000 vetura elektrike dhe plug-in hibrid vetëm në vitin e kaluar.
Numri i automjeteve elektrike gjithashtu është rritur ndjeshëm në SHBA, ku në vitin 2017, rreth 280,000 automjete elektrike dhe plug-in hibrid iu shpërndanë klientëve. Sipas raportit të IEA, kërkesat për automjete elektrike do të ritet edhe në të ardhmen, por janë të nevojshme edhe inovacione të caktuara në këtë fushë.
-
Shitjet dhe eksportet e automjeteve në Kinë pritet të ulen këtë vit
-
BYD-i kinez pritet t’ia kalojë Teslas për vetura elektrike
-
Rritet importi i veturave elektrike në Kosovë, qytetarët kërkojnë heqjen e doganës
-
Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve
-
Zmadhimi i veturave mund të çojë në 2600 vdekje shtesë nga aksidentet deri më 2040