Kompania Novitec, e cila merret me modifikimin e veturave, e ka prezantuar modelin 600LT të McLarenit si një super-veturë të pa zhurmshme.
Novitec për këtë 600LT ka zgjedhur paketën për aerodinamikën e bërë nga fibra të karbonit e që përfshinë mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), pragjet, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer), vrimat për ajër në pjesët anësore, etj, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, Novitec për këtë super-veturë të pa zhurmshme ka zgjedhur edhe set të ri të rrotave “Novitec” prej 20 dhe 21-inç e me goma 235/30 R20 dhe 305/30 R21, amortizatorët e modifikuar, si dhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave.
{gallery}
Kjo kompania, po ashtu, ka përforcuar edhe motorin e këtij McLaren 600LT, 3.8-litër V8 Twin-Turbo i cili është me kapacitet prej 600 kuajfuqi.
Ajo ofron tre paketa për përforcimin e këtij motori: në 479 kW/651 kuajfuqi, në 492 kW/669 kuajfuqi, si dhe në 506 kW/688 kuajfuqi.