Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Njoftohuni me retro Porschen 911 Speedster që punon si “aeroplan luftarak”

Pronari i këtij modeli Porsche 911 Targa 3.2 e vitit 1989, ka vendosur që vetura e tij të duket si versioni Speedster.

Për këtë arsye, ai ka filluar të modifikojë fundin e viteve të 90-a por rezultati i përgjithshëm, në fund e tejkaloi shijen e tij.

Fillimisht, ky model është parë si tepër modern, pastaj pronari atë e dërgoi në kompaninë që merret me modifikimin e veturave, DP Motorsport, e cila këtij modelit ia ka dhënë frymën retro, pamjen dhe stilin sipas dëshirës së pronarit, transmeton Koha.net. DP Motorsport e filloi këtë projekt duke i shtuar një sërë elementesh nga karroceria e modelit Carrera, duke e kompletuar me skajet e gjera të rrotave, uljen e pjesës së përparme dhe pragjet anësore të modifikuara.

Gjithashtu, kompania ka përfshirë edhe boshtin e ri të rrotave dhe disqet e frenave H&R si dhe mbrojtësin e pasmë të modifikuar. Në fund, tërë karrocerinë e këtij modeli e ka ngjyrosur me ngjyrë gri Nardo, duke i shtuar etiketën “Porsche” në pjesën e poshtme të dyerve.

Ky retro Porsche 911 Speedster, tani ka rrotat 16-inç me goma Continental Sport Contact, 205/55 të pasme dhe 245/45 të përparme.

Kjo kompani e specializuar për modifikimin e veturave nga fabrika, konfrimon se ky model punon pothuajse si një aeroplan luftarak, përcjell Koha.net. Një krahasim i tillë nuk nevojë të na çuditë, sepse ai vërtetë është punuar në një mënyrë relativisht të ngjashme sikurse këta aeroplanë.

Edhe Porsche zbulon çmimin e super veturës ekskluzive 911 Speedster Auto Porsche zbulon çmimin e super veturës ekskluzive 911 Speedster

Gjithashtu, sa i përket motorit, retro Porsche 911 Speedster vjen me motor me kapacitet prej 260 kuajfuqi.

{gallery}