Kompania e njohur ABT Sportsline është duke punuar në një koncept të ri hibrid të quajtur ABT Audi RS6-E.
Ky koncept hibrid ven me motor benzinë 4.0-litër V8 Bi-Turbo me kapacitet prej 730 kuajfuqi, baterinë prej 13.6 kWh si dhe motorin elektrik me kapacitet prej 288 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Motori elektrik mund të aktivizohet përmes shtypjes së butonit të quajtur “Magic Button”.
Fuqia totale e kësaj “bishe” hibride është 1,018 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3,3 sekonda dhe atë maksimale deri në 320 km/h.
Gjithashtu, ABT Sportsline për këtë “bishë” hibride ka zgjedhur disa detaje me ngjyrë të gjelbër për eksterier, sistemin e modifikuar të shkarkimit të gazrave, spoiler të ri të përparmë, pragjet e reja, spoiler të pasmë, amortizatorët H&R, set të ri të rrotave prej 21-inç, si dhe etiketat RS6-E dhe ABT në ulëset e përparme.
Në anën tjetër, ABT Sportsline nuk ka zbuluar nëse së shpejti mund të shohim versionin serik të këtij modeli hibrid.
{gallery}
-
Audi RS Q8 i ABT-së shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 3,5 sekonda
-
Audi S6 TDI viziton ABT-në dhe largohet me më shumë fuqi
-
“Bishat” e reja Audi RS6 dhe RS7, së shpejti me mbi 600 kuajfuqi
-
Gjenerata e ardhshme Audi RS6 do të fuqizohet nga një motor hibrid
-
Audi zbulon versionin Q8 TFSI E Quattro hibrid