Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Një supermini elektrik nga Audi

Audia është duke planifikuar të zgjerojë në masë të madhe vargun e saj të veturave elektrike e-tron në pesë vitet te ardhshme.

Kjo është konfirmuar nga një zyrtar i Audisë për uebfaqen automobilistike autoexpress, ku ka pranuar se kjo kompani do të përdorë platformën e Volkswagen Group për vetura të vogla elektrike, transmeton Koha.net.

E njohur si platforma MEB, kjo arkitekturë është zbuluar nga VW Group gjatë konferencës vjetore të vitit të kaluar.

Dizajni i saj mbështet vetura të gjata deri në katër metra, përafërsisht sa madhësia e VW Polo’s dhe Audi A1-shit, gjë e cila ul edhe koston e prodhimit të tyre e të cilat shiten me një çmim prej rreth 20 mijë euro.

Kjo veturë pritet të dal në shitje në fund të 2020-ës, ndërsa fokusi i Audisë për të është çmimi i saj i lirë.

Anëtari i bordit të marketingut të Audisë Soneira Santos, i pyetur rreth kësaj vetura, ai ka thënë se: “Kjo është në planet tona. Ende nuk është dizajnuar, por po, ne kemi shanse që të kemi vetura në MEB(platformën), ndoshta nesër në MEB Entery (platforma për vetura të vogla), e po ashtu edhe në e-tron GT (veturë sportive elektrike)”.

Edhe Bëhuni gati, Audi po sjell veturë elektrike të përballueshme në vitin 2026 Auto Bëhuni gati, Audi po sjell veturë elektrike të përballueshme në vitin 2026

Ueb faqja automibilistike ka krijuar disa ilustrime, të bazuar në ilustrimet e VW, për të shfaqur se si mund të duket Audi EV “bebe”.

{gallery}