Kompania japoneze Nissan ka kohë që ka paralajmëruar mbylljen e fabrikës së saj në Barcelonë dhe kjo nënkupton se nuk do të shesë më në Evropë modelin e saj, Navara.
Sipas Nissanit, kjo ka të bëjë me interesim gjithnjë e më të vogël për modelin “pick-up” në Kontinentin e Vjetër, ku vitin e shkuar u shiten gjithsej 116.280 njësi, njofton Automotive News.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRenault Alaska dhe Mercedes X Class, modele të njëjta me Navaran, po ashtu janë prodhuar në Barcelonë, por është ndërprerë prodhimi i tyre për të njëjtët arsye.
Fillimisht mendohej që tregu i Evropës të furnizohej me modelet Navara të prodhuara në Tajlandë, por Bordi i Drejtorëve të Nissanit, ka vendosur të mos e ndërmarrë këtë hap.
Navara për herë të parë është lansuar në treg më 1985. Modeli i vitit 2004, ende vlerësohet i rëndësishëm për treg. \ autoblog