Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Nga 2030-a veturat duhet të emetojnë 37.5 për qind më pak gazra

Parlamenti Evropian miratoi sot detyrimin që do i imponohet prodhuesve të veturave për të reduktuar për 37.5% prodhimin e dyoksidit të karbonit nga automjetet e reja deri në vitin 2030.

Me 521 vota pro dhe 63 vota kundër, deputetët evropianë të mbledhur në sesion plenar në Strasburg, miratuan një marrëveshje që ishte arritur me shumë përpjekje në fund të dhjetorit me Këshillin Evropian, që përfaqëson shtetet anëtare.

Në fillim, Komisioni Evropian synonte një reduktim me 30% të gazit CO2 deri në 2030, por eurodeputetët dhe shtetet anëtare vendosën të jenë më shumë ambiciozë duke e rritur nivelin në 37.5%, transmeton KsP.

Nga këto masa preken edhe mjetet e transportit, që do të duhet të reduktojnë ndotjen me 31%.