Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Nerodimja nikoqire e garës së parë malore në Ferizaj

Ferizaj njihet si qytet me dashamirë të shumtë të autosportit, por që deri tani e kanë pasur mundësinë të përcjellin vetëm garën rrethore dhe auto-sllallom.

Sivjet, për herë të parë, AK Ferizaj në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës do ta organizojë edhe garën e disiplinës malore, e cila mbahet në këtë fundjavë në aksin rrugor Nerodime – Budakovë.

Të shtunën, me fillim në orën 08:00 bëhet paraqitja në garë, pastaj verifikimi i dokumentacionit, brifingu me garues, ndërsa vozitja e parë parashihet të fillojë në orën 12:20.

Pas kthimit të organizuar në pikën e startit, menjëherë zhvillohet edhe vozitja e dytë dhe në bazë të rezultateve bëhet edhe renditja e garuesve për garën zyrtare, e cila në program është për të dielën.

Ajo do të fillojë në orën 12:00, ndërsa paraprakisht kryhen procedurat e zakonshme.

Edhe Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave Arbëri 1 muaj më parë Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave

Shtegu është i gjatë 4.800 metra, ndërsa për mbarëvajtje të garës do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, ndihma e shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve.

Gara e kësaj fundjave është e katërta në disiplinën malore në kuadër të Kampionatit të Kosovës.