Mungesa e gjysmëpërçuesve është rritur sërish në Amerikën e Veriut, duke bërë që më shumë se 100 mijë automjete të tjera të dalin jashtë prodhimit, shkroi të dielën “Automotive News”.
Sipas vlerësimit të fundit nga AutoForecast Solutions, mungesa e çipëve po rritet sërish këtë javë dhe fabrikat në këtë pjesë të Amerikës po përballen me vështirësi.
Javën që po e lëmë pas, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka vendosur të nënshkruajë një projektligj për të investuar miliarda dollar në prodhimin vendas të gjysmëpërçuesve dhe kërkimin shkencor, me qëllim që të rritet konkurrenca e SHBA-së me Kinën dhe rivalët e tjerë të huaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Mungesë globale e çipave, SHBA-ja thotë se stoqet e kompanive kanë rënë
-
Bideni godet veturat elektrike kineze me rritje të tarifave prej 100%
-
Kina kritikon SHBA-në për shtrëngimin e rregullave të eksportit të çipave
-
Audi: Mungesa e çipave në industrinë e veturave në Gjermani do të zgjasë me vite
-
Gjiganti i çipave shtyn prodhimin në SHBA