Auto

Motorët më jetëgjatë në automobilizëm

Motori V8 6.75-litërsh i “Bentleyt” më në fund ka arritur në fund të prodhimit. 36 mijë të tillë u prodhuan për 61 vjet, duke fuqizuar të gjithë “Bentleyt” dhe “Rolls-Roycet” në dekada dhe së fundmi, në “Bentley Mulsanne”, prodhimi i të cilit u ndal krejt vonë, shkruan “Autocar”.

Jetëgjatësia e këtij motori mund të duket e rrallë, por kjo s’qëndron, transmeton KOHA. Në fakt, ka modele që janë përditësuar shumë, por ka të tillë që kanë vazhduar me modelin bazë për shumë vjet, e disa edhe me dekada, që kur ekzemplarët e parë u prodhuan.

“Opel CIH”: 1965-1995

Image

“Opel CIH” ishte një seri fleksibile e motorëve që kishin katër apo gjashtë cilindra, dhe madhësi prej 1.5 deri 3.6-litrave. Modelet më të njohura të “Opelit”, të fuqizuara nga ky motor ishin “Ascona”, “Kadetti” e “Manta”. “CIH” debutoi në gjeneratën e dytë “Rekord” dhe mbijetoi për 30 vjet. Motori u përdor edhe në modele të “Chevroletit” e “Daewoos”.

“Rober V8”: 1967-2004

Image

Motori i përbërë vetëm nga alumini, me bazë në modelin “Buick 215”, e i lindur më 1960, u përdor edhe në modelet “Buick” edhe “Pontiac”. “General Motors” e largoi për arsye të çmimit, dhe më pas ia shiti “Roverit”, që e ridizajnoi. Me një kombinim të jashtëzakonshëm të fuqisë me peshën e lehtë, ai fuqizoi motorët e “Roverëve”, “Land Roverëve”, “Morganëve” dhe “TVR-ve”. Nisi jetën me 3.5-litra e përfundoi me 4.6.