Motoçikleta e vjetër britanike do të dalë në shitje për rreth 700 mijë euro, duke thyer rekordin botëror si motoçikleta e shitur më së shtrenjti ndonjëherë, transmeton koha.net.
Motoçikleta 1928 Brough Superior SS100 konsiderohet si “Motoçikletë e Rolls-Royce”, ndërsa për dekada me radhë ka qenë shumë e dëshiruar nga entuziastët e motoçikletave në të gjithë botën.
1928 Brough Superior SS100 mund të arrijë shpejtësinë maksimale rreth 200 kilometra në orë, e edhe pse është 89 vjet e vjetër, është në gjendje të shkëlqyeshme.
Në vitin 1931 motoçikleta ishte emërtuar si “makina më e shpejtë në botë në pronësi private”.
Rekordi i mëparshëm i motoçikletës britanike që është shitur më së shtrenjti ka qenë 1934 Brough Superior BS4, e cila është shitur për 400 mijë euro në vitin 2016.
{gallery}
-
Vincent Black Lightning shitet për çmim rekord të motoçikletave
-
“Harley-Davidson” i vitit 1908 shitet në ankand për mbi 900 mijë dollarë
-
Mercedesi shet veturën më të shtrenjtë në botë për 135 milionë euro
-
Honda RC30 e vitit 1990 u shit për 77.000 euro
-
Super Aston Martin DP215 unik i 63-ës që arrin shpejtësinë 318km/h pritet të shitet 21m €