Ditëve të sotme, veturat e reja vijnë me shumë tipare, e zhurma të ndryshme burish, por shumë nga to nuk janë edhe aq të dobishme. Para blerjes së tyre gjithmonë duket të shikoni sigurinë që ajo veturë ofron, transmeton Koha.net.
Këto janë katër teknologjitë të zgjedhura nga Businessinsider, e që shmangin aksidentet të cilat duhet ti shikoni se a i ka vetura e re të cilën dëshironi ta bleni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShenja në pasqyrat anësore që paralajmëron nëse keni vetura

Shenja paralajmëruese është në parim një dritë në pasqyrë anësore, e cila bënë dritë në formë pulsi, çdo herë që një veturë gjendet në këndin e vdekur, derisa disa sisteme e kanë edhe më zë si paralajmërim.
Derisa kjo është një gjë shumë e vogël, është shumë e rëndësishme për siguri gjatë vozitjes.
Sistemi që mbanë veturën brenda vijave

Kur të aktivizohet, sistemi i asistimit të mbajtjes së veturës në korsi, pra paralajmëron shoferët kur nuk e mbajë veturën brenda korsisë, dhe janë duke dal në korsinë e tjetrit.
Kamera prapa veturës

Kamera tani është një tipar shumë i thjeshtë e që vjen në shumë vetura të reja, e cila sapo vetura të futet në marshin për të ecur pas, ajo aktivizohet për ndihmuar shoferët për të mos goditur ndonjë gjë po ndokënd.
Shfaqja e navigacionit për shpejtësi në xhamin te shoferi

Një nga gjërat më të këqija në sistemet e navigacionit në vetura është se duhet pasur ndonjë ekran apo smartfonë për të parë hartën, e që kjo nuk është vetëm e bezdisshme, por edhe e rrezikshme.
Shfaqja e navigacionit në xham të parë te shoferi ndihmon shumë, pasi aty shfaqen informacione bazike të navigacionit si dhe shpejtësia e veturës.