Sa herë e keni ndjerë shpinën të copëtuar pas një udhëtimi të gjatë, apo keni menduar që së paku të merrni një sy.
Këto nuk kanë qenë të mundura, sepse ndenjëset në avion nuk janë aspak të rehatshme, veç kësaj, hapësira për t’u shtrirë është mjaft e vogël.
Për fat të mirë, duket se kjo do të marrë fund. Një projekt me qendër në SHBA, quajtur “Zephyr Aerospace”, synon t’i bëjë udhëtimet me avion më të këndshme për çdo udhëtar të klasit ekonomik. Në thelb, Zephyr është një lloj i ri avion që lejon pasagjerët të shtrihen gjatë fluturimit, transmeton Shqip raportimet.