Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Modelet S dhe X të Teslas të padisponueshme në disa vende

Modeli S dhe X të Teslas nuk janë të disponueshëm për porosi në disa vende të Azisë-Paqësorit, duke përfshirë Australinë, Tajlandën, Singaporin dhe Zelandën e Re.

Siç është njoftuar të dielën nga faqja e internetit të prodhuesit të automjeteve, modele të tjera të Teslas si Model 3 dhe Model Y, janë në dispozicion në këto vende, raportoi Reuters.

Arsyet pse këto modele nuk janë të disponueshme në këto vende, ende nuk janë bërë të ditura nga kompania.

Prodhuesi i automjeteve elektrike shënoi dërgesa rekord në tremujorin janar-mars, por dërgesat e automjeteve me çmim më të lartë Model X dhe Model S kanë ranë me 38 për qind.

Tesla ka ulur në mënyrë agresive çmimet për disa prej modeleve të saj këtë vit nëpër tregje për të plotësuar kërkesën, teksa konkurrenca mes prodhuesve të automjeteve elektrike po rritet në mbarë botën.