Mitsubishi L200/Triton është i pranishëm në treg për 40 vjet, dhe gjenerata aktuale, e pesta, ka arritur në vitin 2014. L200 denjësisht ishte në garë me modelet më të njohura në klasën e saj, në segmentin shumë të kërkuar të kamionetave në SHBA.
Edhe pse ky është një “freskim” në mes të dy gjeneratave, Mitsubishi ka ndryshuar në mënyrë drastike L200 në mbrojtësit anësorë, spoiler të pasmë, dritat, etj.
{gallery}
Përveç kësaj, Mitsubishi ka zëvendësuar edhe ndërruesin e shpejtësive dhe në vend se me pesë shpejtësi, tani ka vendosur një marsh automatik me gjashtë shpejtësi automatike i cili sjell performancë më të mirë, transmeton ksp.
Mitsubishi ka përmirësuar sistemet e sigurisë, të tilla si sistemi Forward Collision, sistemin e detektimit të veturave dhe këmbësorëve, dhe sistemin Ultrasonic Misacceleration Mitigation që redukton rrezikun e shtypjes aksidentale të pedalit të gazit gjatë hyrje/daljes në/nga automjeti.
Ekziston edhe një paralajmërim për këndin e vdekur si dhe alarme sistemi kur lëviz në të kundërt.
Shitja e Mitsubishi L200 të parë do të fillojë në Tajlandë më 17 nëntor dhe më pas do të mbërrijë në sallonet e veturave në 150 vende tjera të botës.