Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mitsubishi hibrid i vitit 1917

Vetura e parë e kompanisë së njohur japoneze Mitsubishi këtë vit do të mbushë 100 vjet dhe kompania në këtë model do të instalojë sistemin e tërheqjes plug-in hibrid, të huazuar nga modeli aktual Outlander PHEV.

Mitsubishi Model A, i cili për herë të parë në treg është shfaqur në vitin 1917, do të bazohet në platformën e modelit Outlander dhe për këtë përgjegjës është kompania West Coast Customs, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo do të thotë se Model A do të kombinojë motorin benzinë 2-litërsh dhe dy motorë elektrikë me baterinë litium-jon prej 12 kWh, si dhe do të jetë në dispozicion me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat.

Model A origjinal i vitit 1917 ka motor 2.8-litër me katër cilindra dhe kapacitet prej 35 kuajfuqi, gjë që ishte e mjaftueshme që shpejtësinë maksimale ta arrijë deri në 96 kilometra në orë.

Duhet theksuar se në mes të vitit 1917 dhe 1921 janë prodhuar me punëdore vetëm 22 modele të tilla, duke përfshirë edhe prototipin.