Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mercedesi B-Class i ri së shpejti debuton në Paris

Përveç gjeneratës së tretë të modelit MPV, në panairin e veturave në Paris do të gjendet edhe modeli i ri A35, GLE dhe SUV EQC elektrik.

Mercedesi B-Class i ri do të ndajë paletën e motorit B me hatchback të klasës A dhe sedan, transmeton KosovaPress.

Ky automobil MPV do të ofrojë më tepër hapësirë në kabinën e udhëtarëve në krahasim me pararendësin dhe do të ketë dizajn unik të instrument-tabelës, pohon prodhuesi gjerman.

Mercedesi paralajmëroi se vetura do të ketë disa sisteme avancuese për ndihmë të vozitësit, të cilin e ka edhe klasa më luksoze S.

Më tepër detaje do të dihen në fillim të tetorit, para hapjes së panairit të veturave në Paris.