Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mercedes X-Class për kamping

Mercedes, së bashku me kompanitë e specializuara Tischer dhe VanEssa, tani ka në ofertë për avanturierët modelin e modifikuar X-Class i cili mund të shndërrohet në veturë për kamping.

Tischer, kompania e cila ka mjaft përvojë në këtë fushë duke marrë parasysh se ka shndërruar në veturë për kamping pick-up modelet e tilla si Volkswagen Amarok, Nissan Navara, Toyota Hilux, Isuzu D-Max, Ford Ranger dhe Dodge Ram, ka prezantuar modelin e modifikuar me karrocerinë e ridizajnuar duke u bazuar në kamp-shtëpizat me interier të gjerë 1.5 metër dhe lartësi rreth 2 metra, transmeton Koha.net.

Në brendësinë e kamp-shtëpizës së ndërtuar mbi këtë model, ka mjaft hapësirë për një kuzhinë të vogël me shporet me gaz dhe një trapezari në të cilën mund të hanë tre persona.

Gjithashtu, në kabinën e cila gjendet prapa këtij pick-up gjendet edhe një krevat për dy persona. Sipas nevojës, edhe personi i tretë mund të flejë në kuzhinë/trapezari, ku ulëset mund të shndërrohen në krevat. Po ashtu, ky Mercedes X-Class ka edhe tualet dhe hapësirë për të bërë dush.

Në anën tjetër, kompania VanEssa për shndërrimin e këtij X-Class është marrë me pjesën e kuzhinës së vogël, pesha e së cilës rreth 250 kilogramë.

Edhe Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri Auto 1 muaj më parë Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri

Mercedes do ta prezantojë këtë pick-up të modifikuar në panairin e specializuar për kamping në Stuttgart, Gjermani, i cili do të mbahet ka mesi i janarit.

{gallery}