Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mercedes GLS 2019 me shtatë ulëse spiunohet gjatë testimit

Mercedes GLS është spiunuar gjatë testimit për të parën herë para lansimit të tij, që pritet të bëhet në vitin 2019 e që do të rivalizojë direkt BMW X7, Audi Q8 e Range Rover e ri në linjat e SUV-ve.

Nga fotografitë e bëra, duket se duhet të presim shumë deri sa të shohim dizajnin final të tij, pasi që edhe pse shumë i kamufluar duket ende jo i kompletuar, transmeton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mercedes GLS i ri do të jetë në rangun e S-Class, që do të thotë se do të ofrohet si SUV limousine luksoz.

Çmimi dhe data e lansimit të tij ende nuk dihen, por pas do të jetë SUV luksoz pritet të ketë një çmim “luksoz” po ashtu.