Mercedes-Benzi do të ofrojë një shërbim abonimi online në SHBA për t'i bërë veturat e tij elektrike ta arrijnë shpejtësinë më shpejtë.
Për një kosto vjetore prej 1,200 dollarësh pa taksa, kompania do të mundësojë që disa prej automjeteve të saj të përshpejtojnë nga 0-60 mph në sekondë më shpejt.
Vendimi vjen pasi prodhuesi rival BMË ofroi një veçori abonimi në fillim të këtij viti - për sediljet me ngrohje.
Mercedes ka konfirmuar për BBC News se aktualisht nuk planifikon ta prezantojë shërbimin "Rritja e Përshpejtimit" në Mbretërinë e Bashkuar.
Abonimi do të jetë i disponueshëm në SHBA për automjetet Mercedes-EQ EQE 350 dhe EQS 450, si dhe homologët e tyre SUV.
Sipas dyqanit online të Mercedesit në SHBA, funksioni "rrit elektronikisht" prodhimin e motorit të makinës.
-
Mercedes-Benzi do t’i ulë çmimet e veturave elektrike në SHBA
-
Mercedesi shkon përtej parashikimeve
-
Veturat Mercedes-Benz do të kenë “superkompjuter”, zbulohet partneriteti me Googlen
-
Mercedesi shpërblen punonjësit me një bonus rekord
-
Mercedesi do të investojë miliarda euro për 10 mijë pika karikimi për veturat elektrike