Kompania e njohur e cila merret me modifikimin e veturave, Prior Design, ka zgjeruar ofertën e saj paketën e re për modifikimin e modelit Mercedes-AMG C63 në version Coupe, të cilin e ka shndërruar në nivel tjetër.
Tani, Mercedes-AMG C63 Coupe është më i gjerë, më i ulët dhe vjen me një pamje “agresive” për dallim nga modeli standard, transmeton Koha.net. Këtë pamje, ky model e ka marrë falë disa ndryshimeve duke filluar nga mbrojtësi i përparmë me vrima të mëdha për ajër, mbrojtësve anësorë të zgjeruar, kofanos së re, set të pragjeve, mbrojtësi i pasmë i ri me difuzer dhe spoiler të pasmë të fiksuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, në paketën e re të Prior Designit përfshihen edhe rrotat e reja nga alumini, amortizatorët e modifikuar, sistemi sportiv i shkarkimit të gazrave, si dhe disa elemente për zbukurim në interier.
{gallery}