Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mercedes-AMG A35 i ri do të prodhohet jashtë Gjermanisë për shkak të Kinës

Gjiganti Daimler do të prodhojë modelin e ri të Mercedes-AMG për herë të parë jashtë Gjermanisë për shkak të kinezëve.

Bëhet fjalë për versionin e AMG A35 Sedan me boshtin e rrotave të zgjeruar, i cili do të fillojë prodhimin në Pekin në fund të vitit.

Aktualisht, modeli AMG A45 në Kinë është prodhuar në Gjermani, i cili është gjithashtu modeli më i shitur në vendin më të populluar në botë.

{gallery}

Popullariteti i A45 tregon se kinezët janë jashtëzakonisht të interesuar në vetura me performancë të lartë, megjithëse qytetet kineze janë bllokuar nga trafiku i rëndë dhe rrugët e mbuluara nga kamerat për regjistrimin e tejkalimit të shpejtësisë.

Megjithatë, modelet më të vogla të AMG-së janë shumë të njohura, edhe pse A35 ka 302 kuajfuqi dhe A45 posedon 376 kuajfuqi. Të dy kanë motor 2.0-litër me katër cilindra dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijnë për 4.9 sekonda./ksp

Artikuj të ngjashëm