Ngadalë janë duke u shfaqur më shumë informacione në lidhje me Mercedes A-Class, përkatësisht gjeneratën e katërt e cila premierën do ta mbajë vitin e ardhshëm.
Përveç motorëve benzinë dhe dizel, në ofertë do të jetë në dispozicion edhe versioni plug-in hibrid, transmeton Koha.net. Gjatë vozitjes vetëm me motor elektrik, autonomia e tij do të jetë deri në 48 kilometra.
Vlen të theksohet se A-Class i ri do të vijë edhe me teknologjinë gjysmë-automatike, teknologji të cilën e ka edhe S-Class.
Me fjalë të tjera, Mercedes A-Class do të ketë mundësinë që të lëvizë vet, të rrisë shpejtësinë ose të frenojë në një shpejtësi të caktuar.
Sa i përket motorit, ky AMG A45 i ri do të ketë motor me kapacitet prej 400 kuajfuqi.
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
-
Lamborghini mbetet te motorët e vjetër për zhurmën dhe emocionin që japin
-
Ferrari zbulon detajet e modelit të parë elektrik, pritet të kushtojë 500 mijë euro
-
Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve
-
Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një”