Portali “What Car” ka testuar autonominë e veturave elektrike dhe përcaktoi se cilat nga ato aktuale në treg lejojnë tejkalimin e distancave midis dy baterive të ngarkuara.
Edhe pse disa nga kompanitë më të mëdha në botë mburren me autonominë e tyre, kampioni është ende Hyundai i Koresë së Jugut.
Modeli i kësaj kompanie, Kona Electric në version me bateri 64 kWh mund të kalojë 414 kilometra, transmeton ksp. Pasojnë Jaguar I-Pace dhe Kia e-Niro me 404 km.
Në vendin e katërt është modeli Tesla S 75D me 326 km dhe në të pestin përsëri Hyundai Kona Electric, por me një bateri prej 39 kWh që mundëson kalimin deri 252 km me një mbushje.
Në top-dhjetë janë edhe Renault Zoe R110, Nissan Leaf, BMW i3, Volkswagen e-Golf (190 km) dhe Hyundai Ioniq Electric.
Në këtë listë janë vetëm modelet që “What Car” ka pasur mundësinë për t’i testuar, ndër ta nuk ishin Tesla Model 3 ose Model S 100D.