Karikimi i shpejtë është një nga elementet themelorë për suksesin e makinave elektrike, të cilat po përhapen me shpejtësi në mbarë globin.
Kompania ‘’Audi’’ është e vetëdijshme për këtë shqetësim dhe parashikon që për makinat e saj elektrike për të arritur një autonomi prej 110 kilometrash duhet të krijojë mundësinë e rimbushjes të tyre në vetëm 10 minuta.
Për përdorimin më të mirë të stacioneve HPC (High Power Charging), në fakt, përveç fuqisë maksimale të karikimit, është e nevojshme edhe llogaritja e absorbimit efektiv të energjisë, e cila zgjat për një gamë të gjerë të procesit të karburantit.
Nëse makina rimbushet me fuqinë maksimale vetëm brenda një dritareje të kufizuar kohore performanca e saj ulet dhe shpejtësia e të gjithë operacionit vuan pasojat e moskarikimit të plotë./ANSA
-
Kreu i Audi apel që kufiri i shpejtësisë të bëhet vetëm 200 km/h
-
Bateri më rezistente dhe më të shpejta në mbushje për veturat elektrike
-
Hyundai Kona Electric mbërrin një rekord të ri
-
Automjetet elektrike sfidë për supermarketet
-
RS7 Sportback shpejtësinë nga 0 në 100km/orë e arrin edhe më shpejt se sa që Audi deklaron