Lotus ka zbuluar një version special, që do të prodhohet vetëm në 25 modele, të veturës Exige Cup 430 Type 25, që është frymëzuar nga njëvendëshja e kësaj marke, e cila në vitet ’60 u shpall kampion në Formulën 1.
Ky mjet do të kushtojë rreth 150,000 euro dhe përfaqëson filozofinë e atyre veturave fituese: i lehtë, karroceri sportive dhe shumë aerodinamik.
Nga 0 në 100 km/h kjo veturë shkon për 3,3 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e saj është 290 km/h, transmeton tch.
Për t’u përmendur është fakti që Lotus Exige Cup 430 Type 25 do të prodhohet vetëm me marsh manual.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm