Në panairin e veturave në Moskë, që mbahet nga 29 gushti deri më 9 shtator, u prezantua vetura luksoze Aurus Senat.
Ky model është pjesë e projektit Kortez, i cili u parapri nga një limuzinë presidenciale e re Vladimir Putin në fillim të këtij viti.
Bëhet fjalë për veturën e cila i ngjan asaj të Putinit, por me një bosht më të shkurtër, transmeton ksp.
Një pjesë e prodhimit do të jetë në dispozicion për konsumatorët në Rusi.