Prodhimi i Land Rover Defender është ndalur 2 vite më parë, por përditësimi i tyre vazhdon ende.
Për të festuar 70 vjetorin gjatë këtij viti, ata do të lansojnë versionin më të shpejtë e më të fuqishëm që është prodhuar ndonjëherë.
Defender Works V8 është një model special nga divizioni Land Rover Classic, i limituar në vetëm 150 ekzemplarë, transmeton koha.net.
Ky Defender do të shitet me çmim fillestar prej 170 mijë euro, ndërsa është Defender me V8 i parë që Land Rover ka prodhuar qe 20 vite.
Ky model i Defenderit ka motorin 5.0 litërsh V8 që prodhon 400 kuaj fuqi e që bënë që shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrij për 5.6 sekonda para se ta arrij shpejtësinë maksimale të limituar në vetëm 160 kilometra në orë.
{gallery}
-
Land Rover Defender SVR me motor të BMW-së vjen vitin e ardhshëm
-
Land Rover Defender synon që më 2025-n “ta ndryshojë lojën” me veturën elektrike
-
Prezantohet Land Roveri më i gjatë në histori
-
Land Roveri lanson edicionin “Bond” të Defender V-8
-
Dalin foto të Land Rover Defender 130, superveturë me tetë ulëse