Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Land Rover me një model special feston shitjen e 600 mijtë të Evoque

Land Rover ka zbuluar një veturë të edicionit special të modelit Range Rover Evoque për të festuar gjashtë vjetorin e prodhimit dhe shitjen e 600 mijtë të tyre, që nga prezantimi ti tij në 2011-ën, transmeton koha.net.

Ky model i ri i edicionit special 4x4 do të dal në shitje gjatë këtij muaj, ndërsa do të shitet për 46 mijë euro.

Modeli i ri do të quhet Evoque Landmark edition, ndërsa ka shumë përditësime nga modeli standard i tij.

Evoque Landmark edition vjen me tre opsione të ngjyrave për t’u zgjedhur, të bardhë, të gjelbër dhe të kaltër.

Nga brenda ngjyra e gri e errët është përdorur më shumë, ndërsa ka një ekran me prekje 10-inch për kontrolle, i cili përkrah lidhjen 4G Wi-Fi.

Edhe Së shpejti prezantohet Evoque i ri Auto Së shpejti prezantohet Evoque i ri

Derisa Land Rover është duke festuar gjashtë vjetorin e modelit më të shitur, gjenerata e dytë e Evoque është duke u ndërtuar dhe mund të dal në vitin 2019.

{gallery}