Land Rover tashmë po punon në ridizajnimin e Discovery Sport, pesë vjet pas debutimit të gjeneratës aktuale.
Përveç freskimit të pamjes, SUV do të bëhet edhe me platformë të modifikuar, të cilën do ta avancojë rehatia, hapësira për bagazh dhe do të mundësohet vendi për paketimin e baterisë, transmeton ksp.
Bateritë do të instalohen nën dysheme, në mënyrë që të mos ndikojnë në komoditetin dhe manovrimin e automjetit, pasi ato furnizojnë motorin elektrik me energji.
Motorit elektrik do t’i bashkohet një motor i ri me tri cilindra, andaj versioni hibrid i Discovery Sports do të emetojë rreth 45 gramë për kilometër dy oksid të karbonit, i cili do të mundësojë që ky model të përmbushë kërkesat e një prove të re të shkarkimeve të WLTB për gazrat e dëmshme.
Nuk ka asnjë informatë nëse Land Rover do të përdorë gjenerator motori ose turbombushës të elektrifikuar.
-
Land Rover Defender synon që më 2025-n “ta ndryshojë lojën” me veturën elektrike
-
Gjenerata e ardhshme e Range Rover dhe Range Rover Sport, me teknologji më të avancuar ndonjëherë
-
Land Rover rikthen Discovery Sportin
-
Land Rover prezanton Velarin e ridizajnuar
-
Gjenerata e ardhshme Audi RS6 do të fuqizohet nga një motor hibrid