Auto

Land Rover Defender me motor 2.3 EcoBoost të Fordit

Kompania britanike JE Motorworks vazhdon të merret me modifikimin e Defenderit të Land Roverit. Tani, ajo prezanton Defenderin e saj të ri me motor të Fordit – 2.3-litër EcoBoost.

Ky motor benzinë Turbo me katër cilindra në Je Motorworks Defender është me kapacitet prej 305 kuajfuqi dhe karakterizohet me më pak emetim të dy oksidit të karbonit për dallim nga modeli standard Defender (tani emeton 175 gramë dy oksid të karbonit në një kilometër), transmeton Koha.net.

Çmimi i kësaj veture të kombinuar në Britani të Madhe është 17,400 funte dhe nëse blerësi në vend të marshit standard me pesë shpejtësi dëshirën marshin automatik të Fordit - Tiptronic me gjashtë shpejtësi – duhet të paguajë 27,000 funte për këtë JE Motorworks Defender.

Gjithashtu, JE Motorworks Defender vjen edhe me amortizatorët e rinj, frenat e reja, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, set të ri të rrotave dhe gomat e reja, si dhe interier të modifikuar sipas dëshirës së blerësit.

{gallery}