Kompania David Brown Automotive, e cila në panairin e sivjetmë të automobilave në Gjenevë prezantoi modelin Speedback GT si replikë ndaj modelit klasik Aston Martin DB5 nga vitet e gjashtëdhjeta, ka kthyer në jetë edhe një ikonë të auto-industrisë britanike.
Kur ishte prezantuar para pothuajse 60 vjetësh, Mini ishte i vogël, automobil i popullarizuar, i cili me paraqitjen e tij solli freskime në industrinë e automobilave.
Vetura ishte mjaft praktike dhe identiteti i tij i njohur vizual dhe estetika i mundësuan që të zgjasë madje 40 vjet në pothuajse dizajn të pandryshuar.
Mini klasik u zhduk nga skena në fillim të këtij shekulli, ndërsa në vend të tij ishte brendi premium Mini në pronësi të BMW-së.
Kompania David Brown vendosi që të kthejë në jetë Mini-n klasik, duke krijuar “Mini Remastered”, versioni modern i modelit origjinal nga vitet e gjashtëdhjeta.
Në kompani nuk kanë ofruar detaje për agregatin e motorit, por thonë se bëhet fjalë për versionin e avancuar të ish-motorit të Mini 1.275 ccm, me 50 për qind më shumë të fuqisë dhe ka ndërrues manual prej katër shpejtësive.
Edhe
Prezantohet versioni i limituar i MINI-t
Konstruksioni është përforcuar për të kënaqur standardet aktuale të sigurisë, ndërsa janë avancuar edhe frenat.
Premiera e “Mini Remastered” do të jetë në Monako, më 20 prill.
Në fillim, blerësve do t’iu ofrohen dy versione të automobilit në seritë e limituara – “Inspired by Café Racers” dhe “Inspired by Monte Carlo”. Çmimet nuk janë bërë të ditur, por jo zyrtarisht “Mini Remastered” do të kushtojë rreth 50.000 funta (58.000 euro), transmeton KosovaPress.