Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Koreja e Jugut vë në provë sigurinë e Teslës për shkak të rasteve fatale

Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike, Tesla, po testohet në Korenë e Jugut për sigurinë e saj sa i përket përplasjeve të cilat për shkak të përhapjes së zjarrit mund të përfundojnë në mënyrë fatale, shkroi Reuters të hënën.

Ky testim po ndodhë për shkak të një rasti që ka ndodhur në një lagje lukzose të Seulit dy vjet më parë.

Një Tesla Model X e bardhë është përplasur në një mur parkingu. Kjo përplasje prej të cilës u përhap edhe zjarr, shkaktoi vdekjen e një avokati që ishte mik i ngushtë i presidentit të Koresë Jugore.

Prokurorët atëkohë kanë akuzuar drejtuesin e mjetit për vrasje me dashje, ndërsa shoferi fajësoi Teslën.

Choi Ëoan-jong, i cili kishte siguruar jetesën duke çuar njerëz të dehur në shtëpi me veturat e tyre, thotë se Model X doli jashtë kontrollit vetë dhe se frenat dështuan në aksidentin e dhjetorit 2020.

Gjyqi penal që do të nisë në Korenë e Jugut varet nga pyetjet në lidhje me sigurinë e veturave Tesla, në një kohë kur prodhuesi i automjeteve elektrike përballet me një sërë padish dhe një kontroll të shtuar nga rregullatorët.

Edhe Tesla me autopilot përplaset në një shtëpi në SHBA Auto Tesla me autopilot përplaset në një shtëpi në SHBA

Siç tregon një raport i departamentit të zjarrit më 31 dhjetor 2020, shoferi kishte arritur të largohej nga një dritare e thyer në anën e tij, ndërsa zjarrfikësit janë vonuar në tërheqjen e avokatit nga ulësja e pasme sepse dyert e Model X nuk janë hapur nga jashtë.

Gjykatësi Park Ëon-gyu ka njoftar se planifikon të thërrasë inxhinierët e Teslës për të dëshmuar dhe se siguria e automjeteve Tesla do të shqyrtohet në gjyq. Vrasja e pavullnetshme mund të dënohet me burgim deri në pesë vjet.

Tesla shiti 17,828 automjete në Korenë e Jugut në vitin 2021, siç tregojnë të dhënat e regjistrimit.